Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore të thellë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Ndërsa janë numëruar mbi 97% të votave, LVV ka marrë 49,72% të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet në faqen zyrtare;

LVV ka marrë 49,72% të votave, PDK 21,19%, LDK 13,74 % dhe AAK 5,74%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK ka marrë në këto zgjedhje 5,73 % ose 48, 630 vota. Ndërsa Lista Srpska ka marrë sipas KQZ 3,86 %. Partia Nisma Socialdemokrate ka marrë 1,71 % ose 14, 545 vota.

Img 4602
Img 4602
Img 4601
Img 4601


Procesi

Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kishin 1.999.024 qytetarë.

Procesi i votimit u zhvillua në 910 qendra me gjithsej 2.557 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00.

Sipas të dhënave nga KQZ në Kosovë, pjesëmarrja në zgjedhje është 45 për qind.

REZULTATET LIVE

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: