Autoritetet njoftojnë se aksi rrugor Leskovik-Përmet është bllokuar plotësisht për qarkullimin e mjeteve në zonën e fshatit Petran.

Shkak për këtë situatë është shembja e shtratit të rrugës, i cili ka sjellë pamundësinë totale të lëvizjes në këtë segment.

Për arsye sigurie, ky aks rrugor do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë nga institucionet përgjegjëse. Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin këtë rrugë dhe të përdorin akse alternative.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare për informacion të përditësuar lidhur me situatën dhe rihapjen e qarkullimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: