Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po mban një konferencë për shtyp nga selia blu, ku ka komentuar zhvillimet ndërkombëtare dhe situatën politike në Iran, duke e cilësuar vitin 2026 si një pikë kthese për lirinë e popujve.

“2026-a do të jetë viti i përmbysjes së diktaturave. Viti i zi për diktatorët dhe i lirisë për popujt”, u shpreh Berisha, duke shtuar se pas regjimit të Nicolas Maduro-s, sipas tij, radhën e kanë ajetullahët e Iranit.

Në vijim, Berisha theksoi se Partia Demokratike mbështet opozitën iraniane në betejën e saj për një Iran të lirë, demokratik dhe të pavarur. Ai gjithashtu i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të lira që të ndihmojnë popullin iranian “me të gjitha mundësitë”.

“2026 viti përmbysjes së diktaturave. Viti i zi për diktatorët dhe lirisë për popujt.
Pas Maduros duhet se radhën e kanë Ajetullahët e Iranit. Ky regjim në grahmat e fundit po përdor të gjithë mjetet dhe kanë mijëra martirë ditët e fundit. Por marshi I revolucionit nuk ndalet. Regjimi I Iranit io ka ditët e numëruara. Liria e tyre ka çmimin e saj por burra e gra të atij kombi janë të gatshëm ta paguajnë,. PD mbështet opozitën iraniane në betejën e saj për një iran të lirë demokratike të pavarur. PD I bën thirrje SHAB dhe shteteve të lira të ndihmojnë me të gjitha mundësitë popullin Iranian”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb