Moti i keq ka goditur Italinë, duke shkaktuar përmbytje masive, bllokim të rrugëve e rrëshqitje të dherave. Italia jugore dhe ajo qendrore janë më të goditura nga stuhia, ndërsa rreth 1 mijë njerëz janë evakuuar në Nishemi në Siçili.
Gjithashtu autoritetet njoftuar edhe pezullimin e mësimit në shkolla për shkak të pamundësisë së lëvizjes nga rrugët e bllokuara.
Rrëshqitja e dheut që goditi vendbanimin Sante Croci në Nishemi, pranë përroit Beneficio, shtrihet për afërsisht katër kilometra, nga Belvedere deri në rrugën provinciale 10 në shpatin perëndimor.
Vlerësohet se rrëshqitja e dheut është afërsisht gjashtë metra e thellë.
