Forumi i Dialogut Politik dhe kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet” zhcilluan dje një takim, në kuadër të tryezës që do të organizohet së shpejti.
Të dy palët u dakordësuan në parim për nevojën e bashkëpunimit të të gjithë faktorëve me qëllim demokratizimin e vendit dhe realizimin e zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme.
Gjatë takimit, u theksua nevoja e krijimit të një fronti qytetar të gjerë të të gjithë faktorëve në opozitë përfshirë intelektualët e paangazhuar në subjekte partiake, aktivistët e shoqërisë civile.
Përfaqësuesit e partisë “Shqipëria Bëhet” paraqitën dhe propozimet e tyre si parime mbi të cilat janë të gatshëm të angazhohen duke vendosur theksin te krijimi i qeverisë tranzitore, reforma zgjedhore dhe përfaqësimi në tryezë pa kryetarë, për të shmangur personalizimin e procesit dhe për t’i dhënë përparësi përfaqësimit, ideve dhe vullnetit qytetar.
