Donald Trump po padit IRS-në dhe Departamentin e Thesarit për 10 miliardë dollarë , duke pretenduar se ata nuk arritën të ndalonin një ish-punonjës të IRS-së nga rrjedhja e paligjshme e deklaratave tatimore në media në lidhje me veten, djemtë e tij dhe kompaninë e tij.

Padia, raporton NBC , u ngrit të enjten në gjykatën federale në Miami. Trump thotë se po padit si qytetar, jo si president . Dy djemtë e tij, Donald Trump Jr. dhe Eric, dhe Organizata Trump janë gjithashtu paditës.

“Të pandehurit u kanë shkaktuar paditësve dëme reputacionale dhe financiare, i kanë vendosur në një pozicion të turpshëm, kanë dëmtuar në mënyrë të paarsyeshme reputacionin e tyre të biznesit, i kanë keqinterpretuar dhe kanë ndikuar negativisht në imazhin publik të Presidentit Trump dhe paditësve të tjerë”, thuhet në padi.

Padia lidhet me veprimet e Charles Littlejohn , një ish-punonjës i IRS-së, i cili u dënua me 5 vjet burg në vitin 2024, pasi u deklarua fajtor për rrjedhjen e deklaratave tatimore të Trump te New York Times.

Gazeta publikoi një raport ekskluziv në vitin 2020 që tregonte se Trump kishte paguar vetëm 750 dollarë taksa federale mbi të ardhurat në vitet 2016 dhe 2017.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb