Gazetarja e News24, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio 24”, deklaroi se shtyrja e vendimit për pezullimin e Belinda Ballukut, ka ardhur si pasojë e presionit politik që po ushtrohet ndaj trupës së gjyqtarëve të Kushtetueses.
Lala tha se lajmi që duhet të jepej sot ishte mosmarrja e vendimit nga GJK, sepse, siç ajo shton, aty brenda ka dëshmitarë që i janë nështruar presionit politik. “Dhe ju e dini debatin e fortë mes Ramës dhe gjyqtarëve për çështjen e pagës”, shtoi ajo.
Gazetarja theksoi se gjyqtari Asim Vokshi ka kërkuar marrjen e vendimit për Ballukun, ndërsa nga ana tjetër, Marsida Xhaferllari ka propozuar që trupa gjykuese të ketë më tepër kohë për të shqyrtuar çështjen.
“A mendoni ju se anëtari i GJK Asim Vokshi një gjyqtar në karrierë është në pamundësi për të marrë një vendim? Unë mendoj jo dhe nuk ka kërkuar shtyrjen. A mendoni ju se Marsida Xhaferllari, është në pamundësi për ta marrë këtë vendim? Ka kërkuar kohë për ta shqyrtuar më gjatë këtë dosje. Ka disa gjyqtarë brenda GJK dhe kam kurajo morale e profesionale që i është nënshtruar presion politik, SPAK e ndërkombëtarët dhe janë duke u përpjekur të gjejnë një të mesme të artë. Por kjo nuk është drejtësia”, tha Lala.
Klodiana Lala: Lajmi nuk është dhënia e një vendimi, ne do e marrim vesh në mos nesër brenda afatit 30 ditor.
Lajmi që duhet të jepej ishte mosmarrja e vendimit nga GJK sepse më dëshmon që aty brenda ka dëshmitarë që i janë nështruar presionit politik. Dhe ju e dini debatin e fortë mes Ramës dhe gjyqtarëve për çështjen e pagës.
A mendoni ju se anëtari i GJK, Asim Vokshi një gjyqtar në karrierë është në pamundësi për të marrë një vendim. Unë mendoj jo dhe nuk ka kërkuar shtyrjen. A mendoni ju se Marsida Xhaferllari, është në pamundësi për ta marrë këtë vendim? Ka kërkuar kohë për ta shqyrtuar më gjatë këtë dosje.
Ka disa gjyqtarë brenda GJK dhe kam kurajo morale e profesionale që i është nënshtruar presion politik, SPAK e ndërkombëtarët dhe janë duke u përpjekur të gjejnë një të mesme të artë. Por kjo nuk është drejtësia.
SPAK ka kërkuar leje për ta arrestuar. Se ndoshta ajo mund të kthehet në detyrë por mund të ketë një zhvillim më të ashpër dhe mund ta çojë atë drejt një arrestimi të mundshëm. Për mua problem është precedenti që po krijohet në GJK.
