Kryeministri Edi Rama i ka kujtuar detyrat e tij si kryeinspektor Dashnor Sulës dhe inspektorateve të tjera se duhet një plan i mirëorganizuar pune. Gjatë fjalës së tij Rama dha porositë, ndërsa shtoi se duhet të ulet numri i kontrolleve dhe inspektimeve në biznese.

“Nuk bën sens që inspektoratet mos te kenë plane. Inspektorët, ai që e ka fushën e përgjegjësisë në mes të Tiranës dhe ai që e ka në një qytet të vogël, të mos kenë përpara planin e tyre të punës, por të dalin nga shtëpia si gjahtar, që nisen për prehen e tyre për të kapur ndonjë gjë. Kjo s’mund të jetë mënyra se si funksionojnë inspektorët. Ne nuk duhet të veprojmë në nivelin e befasive. Tjetra, që është barrë e kryeinspektorit të përgjithshëm, është që të racionalizojmë vizitat në biznese. S’mundet një sipërmarrje që të harxhojë një kohë pa limit për inspektorët që i vijnë te dera.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: