Piktori dhe ish i përndjekuri politik Lekë Tasi është nderuar me titullin “Për rezistencë dhe dinjitet njerëzor” nga bashkia Divjakë. Dorëzimi i titullit u bë në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në kuadër të hapjes së ekspozitës fotografike “Historitë e patreguara të Lushnjës” që sjell në vëmendje përmes fotografive dhe dëshmive një nga kapitujt më të dhimbshëm të historisë së vendit – internimet masive në zonën e Myzeqesë.

Tasi theksoi se pasojat e 45 viteve të diktaturës vijojnë të ndihen edhe sot, duke ndikuar në mënyrën si perceptohet historia dhe si ndërtohen marrëdhëniet në shoqëri. Vlerësimi erdhi pas propozimit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në kuadër të angazhimit për të nxjerrë në dritë historitë e panjohura të së kaluarës dhe për të nderuar dëshmitarët e saj, ccka u theksua edhe nga kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula.

Lushnja dhe Myzeqeja për dekada u kthyen në një “kamp të shpërndarë” internimi, ku mijëra familje jetuan nën izolim dhe pa të drejta, ajo tha se kujtesa e kësaj historie mbetet ende një detyrë e papërfunduar për shoqërinë shqiptare.

Sipas tij, mungesa e një rishqyrtimi të plotë dhe të paanshëm të kësaj periudhe ka ndikuar në mosvendosjen e drejtë të vlerave dhe figurave historike. Ai vuri në dukje se ende mbeten të pranishme ndikime të mendësive të trashëguara nga historiografia e kohës, të cilat shpesh reflektohen në perceptimet shoqërore.
96-vjeccari, Lekë Tasi tha se përtej ideve dhe bindjeve, janë karakteri dhe vlerat njerëzore ato që përcaktojnë marrëdhëniet mes njerëzve. Ai solli shembuj të solidaritetit njerëzor në periudha të vështira, duke theksuar se pikërisht integriteti dhe ndjeshmëria kanë bërë të mundur mbështetjen mes njerëzve, pavarësisht rrethanave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: