Problematikat e krijuara me rrugët në juglindje të vendit janë reflektuar në vështirësi në qarkullim për qindra qytetarë që udhëtojnë nga Korça drejt Tiranës.

Raportohet se në aksin Maliq-Gramsh janë regjistruar radhë kilometrike, duke shkaktuar probleme të konsiderueshme për udhëtarët.

Rruga Maliq–Gramsh, e cila prej ditës së sotme po shërben si aks alternativ për lidhjen e juglindjes me Elbasanin dhe më tej me Tiranën përballet me dëmtime serioze në trupin e saj.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme janë evidentuar plasaritje të thella në disa segmente, duke krijuar vështirësi të ndjeshme në qarkullim dhe rrezik të shtuar për drejtuesit e mjeteve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb