Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë mesazhin e presidentit amerikan Donald Trump teksa ka mbajtur fjalimin e tij në Kongresin Amerikan.
“Epoka e artë e Amerikës ka filluar tani”, kështu shkruan në mesazhin e shpërndarë në facebook, duke cituar deklaratat e Trump.
Statusi:
EPOKA E ARTË E AMERIKËS KA FILLUAR TANI.
“Revolucioni që filloi në vitin 1776 nuk ka përfunduar – ai vazhdon ende sepse flaka e lirisë dhe pavarësisë vazhdon të digjet në zemrat e çdo patrioti amerikan.” – Presidenti Trump në fjalimin drejtuar kombit “State of the Union” 2026.
