Ushtria amerikane konfirmoi zyrtarisht përdorimin e bombarduesve të padukshëm nga radarët B-2 për të goditur objektet nëntokësore të raketave balistike iraniane.

“Mbrëmë, bombarduesit B-2 amerikanë, të armatosur me bomba 910 kilogramëshe, goditën objektet e raketave balistike të përforcuara të Iranit”, thotë Komanda Qendrore e SHBA-së, transmeton Telegrafi.

Deklarata vjen pasi analistët që monitorojnë të dhënat e gjurmimit të fluturimeve me burim të hapur zbuluan se bombarduesit B-2 ishin përdorur në sulmet e fundit ndaj Iranit.

Bombarduesit u përdorën gjithashtu në sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane në qershor.

Në anën tjetër, ushtria amerikane si dhe vetë presidenti Donald Trump, ka konfirmuar vrasjen e liderit suprem iranianë si dhe të shumë zyrtarëve të lartë ushtarakë

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb