Duket se pas 11 ditësh izolimi, lajme të mira vijnë sot për juglindjen. Sot në orën 12:00 do të rihapet qarkullimi në aksin Librazhd–Prrenjas pas rrëshqitjeve të dheut tek ‘Arrat e Gurrës’. Sipas njoftimit zyrtar të ARRSH-së, lëvizja e automjeteve do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm. Ky zgjidhje do të jetë funksionale deri në përfundimin e plotë të rrugës alternative, e cila do të ndërtohet në shtratin e lumit Shkumbin dhe do të integrohet me trupin e hekurudhës.
Autoritetet bëjnë me dije se segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe përkohësisht do të jetë i paasfaltuar, deri në stabilizimin e plotë të shtresave rrugore. Pas këtij procesi do të kryhet edhe asfaltimi përfundimtar.
NJOFTIMI I ARRSH
Sot, datë 03.03.2026, ora 12:00, rikthehet qarkullimi për të gjitha mjetet në aksin Librazhd–Prrenjas, i cili ishte i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes në zonën “Arrat e Gurrës”.
🚘Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin dhe të integruar me trupin e hekurudhës.
🛣️Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe, përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar.
🙏Duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë përdoruesit e rrugës si dhe banorëve të zonës, u bëjmë thirrje të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt për të gjithë.
#arrsh #mie
