Një ditë më parë bëri jo pak bujë në një lajm i bërë publik nga TuttoSport, me të përditshmen italiane që shkruante se Mehdi Taremi, futbollisti i Iranin, kishte deklaruar se ishte gati të shkonte në luftë, t’i përgjigjej vendit të tij, madje i kishte kërkuar leje klubit të Olympiacos ta linin të lirë.

Në lidhje me këtë çështje reagoi edhe agjenti i tij duke hedhur poshtë këtë variant:

“Ditët e fundit kanë qarkulluar disa lajme, disa fraza, që i janë atribuuar Mehdi Taremit, por që në fakt nuk pasqyrojnë realitetin. Lojtari është totakisht i përqendruar dhe i vendosur te puna e tij në Athinë dhe në karrierën e tij. Në një moment delikat si ky është e rëndësishme të evitojmë interpretimet”, lexohet ndër të tjera në deklaratën zyrtare të agjentit të tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: