Konflikti në Iran është përshkallëzuar. Ministria e Shëndetësisë në Bejrut njoftoi se numri i njerëzve të vrarë nga sulmet izraelite në Liban është dyfishuar brenda 24 orëve.

Sipas ministrisë së Libanit numri i viktimave ka shkuar në 217.

Ministria shtoi se 798 persona të tjerë janë plagosur. Nuk është e qartë se sa nga viktimat ishin civilë.

Dhjetëra mijëra qytetarë libanezë janë larguar nga kryeqyteti Bejrut ditët e fundit, pasi ushtria izraelite lëshoi ​​urdhra evakuimi.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: