Manchester United ka triumfuar 3-2 ndaj Liverpool në ndeshjen e vlefshme për kampionatin anglez. Cunha dhe Sesko realizuan në pjesën e parë, duke bërë që skuadra nga Manchesteri të shkojë në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dyfishtë.

The Reds u futën me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe vendosën ekuilibrat me golat e Szoboslai dhe Gakpo.

Goli i Kobbie Mainoo i dha 3 pikë skuadrës së Carrick, e cila aktualisht renditet në vendin e 3-të me 64 pikë dhe siguron matematikisht kualifikimin në Champions. Liverpool është në vendin e katërt me 58 pikë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: