Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të forcojë mbrojtjen rolin e tij global, duke theksuar se blloku evropian duhet të veprojë si një aktor i pavarur në një kohë krizash dhe ‘botë shumëpolare’.

Duke folur në banketin tradicional të Matthias-Mall në Hamburg, Kosta nënvizoi se BE duhet të investojë njëkohësisht në siguri dhe forcë ekonomike për të ruajtur stabilitetin dhe prosperitetin.

“Bashkimi Evropian është një projekt pajtimi dhe paqeje, por paqja pa mbrojtje është një iluzion”, tha ai, duke iu referuar luftës në Ukrainë pas pushtimit rus në vitin 2022.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: