Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të PS ku prezantohet raporti i socialistëve mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Raporti i socialistëve, sikundër edhe a i demokratëve, do të votohen gjatë seancës parlamentare të enjten e 12 marsit.

Taulant Balla: Të premten kemi dorëzuar raportin në Kuvend. Në 16 dhjetor 2025 pranë Kuvendit nga SPAK është depozituar një kërkesë që është kaluar për shqyrtim nga Peleshi.

Në Këshillin e Mandateve çdo deputet ka të drejtën e vet të vlerësimit, Ne 5 deputetët anëtarë të Këshillit Unë, Peleshi, Maja, Çuçi dhe Çomo, kemi bërë gati një material rekomandues që do të prezantohet si përmbledhje nga Ulsi Manja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb