Një 30-vjeçar është transportuar me ambulancë, në spital, për ndihmë mjekësore në zonëne Kurbinit.
Polcia bën me dije se paraprakisht, dyshohet se 30-vjeçari është dëmtuar si pasojë e një aksidenti me motomjet.
Njoftimi:
Kurbin/Informacion paraprak-Rreth orës 02:00, shtetasi K. H., 30 vjeç, është transportuar me ambulancë, në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht, dyshohet se 30-vjeçari është dëmtuar si pasojë e një aksidenti me motomjet. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruan në cilësinë e provës materiale motomjetin i cili u gjet në afërsi të një kanali në fshatin Fushë Kuqe. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të dëmtimit të 30 vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
