Barush Bregu i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i Ragip Gilës në masakrën e Shkodrës, ku u vranë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë i shpëtoi sërish policisë. Pasditen e 9 marsit, teksa lëvizte me makinë, së bashku me 43-vjeçarin Ervis Baba dhe një 17-vjeçar në lagjen “Gurrile” të Shkodrës nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, por vijuan lëvizjen duke rritur shpejtësinë dhe duke kryer manovra të rrezikshme. Gjatë ndjekjes nga uniformat blu, 40-vjeçari Barush Bregu zbriti nga automjeti qëlloi me armë zjarri në ajër dhe më pas u largua me vrap, ndërsa dy të tjerët u arrestuan nga policia. Policia e Shkodrës bën të ditur se arma e zjarrit që dyshohet se u përdor nga 40-vjeçari Barush Bregu u sekuestrua, bashkë me automjetin tip “Volkswagen Seat” me të cilin 3 personat po lëviznin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi apo mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Barush Bregu

Barush Bregu
Barush Bregu

Barush alias Bajram Bregu, i cili në shtator të 2025 u shpall në kërkim si bashkëpunëtor i Ragip Gilës, që vrau Armando Palin dhe Liridon Krajën, si dhe plagosi Erogen Vason alias Bajroviç dhe kamerieren Meri Kacerri, njihet për lidhjen e fortë me Ibrahim Licin, një prej njerëzve me të shumëkërkuar në vend, kundërshtar i përbetuar i grupit kriminal Bajri. Për rrjedhojë, ndaj Barush Bregut rëndojnë edhe akuzat “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”,”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhje”.

NJOFTIMI I POLICISE
Shkodër/Zbardhen autorësia dhe rrethanat e rastit të pasdites së djeshme, në lagjen “Guerrile”, ku u kanosën me armë zjarri, punonjës të Policisë, gjatë ndjekjes së një automjeti.

Arrestohen drejtuesi dhe pasagjeri (i mitur) në automjetin me të cilin lëvizte 40-vjeçari që qëlloi me armë zjarri, në ajër, për të kanosur punonjësit e Policisë.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 40-vjeçari, shtetas me precedent të theksuar për disa veprimtari kriminale. Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë) me municion, e përdorur në këtë rast.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, të kryera per sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e autorësisë së rastit të datës 09.03.2026, kur rreth orës 15:10, në lagjen “Guerrile”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe Komisariatin e Policise Shkoder zhvilluan operacionin e koduar “Risku”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasi Ervis Baba, 43 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në lagjen “Guerrile”.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi B. B., 40 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, me precedent për armëmbajtje pa leje, prodhim/shitje narkotikësh dhe vjedhje.

Dje, gjatë patrullimit në këtë zonë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit që nga hetimet rezultoi se e drejtonte 43-vjeçari dhe kishte pasagjerë të miturin dhe shtetasin e shpallur në kërkim.
43-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen, duke shtuar shpejtësinë dhe kryer manovra të rrezikshme me automjet. Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit.

Gjatë ndjekjes, shtetasi B. B. dyshohet se ka zbritur nga automjeti, dhe gjatë largimit, ka qëlluar me armë zjarri (pistoletë), ne ajer me qëllim kanosjen e punonjësve të Policisë.

Arma e zjarrit me municion e dyshuar e përdorur nga shtetasi B. B., u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Volkswagen Seat” me të cilin leviznin këta shtetas.

Punohet intensivisht për kapjen e shtetasit B. B..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi apo mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: