Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në një lidhje me emisionin “Kjo Javë”, deklaroi se votimi i sotëm në Kuvend ku u rrëzua kërkesa për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, ishte i pritshëm.
Sipas tij, Balluku është kthyer në një problem mjaft të madh për Ramën sa u detyrua të kapërcejë ylberin duke kaluar nga një qëndrim me kritika po në mbrojtje të drejtësisë, në një qëndrim kundër saj, ku me votat e kartonave ndaloi arrestimin e Ballukut.
Shehaj, i cili ndodhet në një vizitë në SHBA, tha se gjatë takimeve që ka patur me kongresmenë dhe zyrtarë të administratës amerikane, ndau të njëjtat qëndrime sa i takon sulmeve që po i bën mazhoranca drejtësisë.
“Sulmet ndaj drejtësisë kanë filluar prej kohësh. Sot jemi përballë një votimi qartësisht kundër drejtësisë.
Për këtë cështje kam ngritur këto shqetësimet në takimet që kam patur në Departamentin Amerikan të Shtetit, me zyrtarë të lartë ku kam diskutuar qëndrimin e partisë “Mundësia”.
Rama sot e ka konfirmuar dhe me qëndrimin që ka mbajtur në X, se lufta kundër korrupsionit po e dëmton Shqipërinë më shumë se korrupsioni”, tha Shehaj.
Agron Shehaj: Në kuvend ndodhi ajo që pritej, që mazhoranca do të merrte në mbrojtje Belinda Ballukun. Me vendimin që morën treguan se Rama nuk është parimisht me drejtësinë, vetëm në rastet kur merret me kundërshtarët e tij. Sulmet ndaj drejtësisë kanë filluar prej kohësh. Sot jemi përballë një votimi qartësisht kundër drejtësisë.
Për këtë cështje kam ngritur këto shqetësimet në takimet që kam patur në Departamentin Amerikan të Shtetit, me zyrtarë të lartë ku kam diskutuar qëndrimin e partisë “Mundësia”.
Rama sot e ka konfirmuar dhe me qëndrimin që ka mbajtur në X, se lufta kundër korrupsionit po e dëmton Shqipërinë më shumë se korrupsioni.
Në fakt ky është qëllimi, që të denigrojë drejtësinë për të përgatitur terrenin në opinionin publik që nesër të ndryshohet ligji dhe të rikapin drejtësinë dhe të ndalojnë atë që po ndodh.
Ndërkohë që SPAK kërkon për herë të parë pezullimin e Ballukut nga detyra, është kërkuar arrestimi i saj në parlament. Ajo është kthyer në një problem mjaft të madh për Ramën sa u detyrua të kapërcejë ylberin se kaloi nga një qëndrim me kritika po në mbrojtje të drejtësisë në një qëndrim kundër saj, ku me votat e kartonave ndaloi arrestimin e Ballukut.
