Deputeti i PD Klevis Balliu ka deklaruar se është pro një përballje ballore me mazhorancën, ndërsa fliste për aksionin opozitar.
I ftuar në “Kjo Javë”, Balliu u shpreh se mënyra e vetme për të larguar nga pushteti kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën, është duke iu bërë bashkë dhe duke mos e parë çështjen të lidhur me emra të veçantë të opozitës, si kreu i PD Sali Berisha.
“Po të bashkohemi të gjithë Rama ikën nesër. Ne kemi vështirësi të kuptojmë që është një çështje kombëtare, jo e Berishës apo e Klevis Balliun. Derisa të kuptojmë këtë Rama do të jetë aty ku është.
Qytetarët na kanë mbështetur në kohë të vështira si aksion opozitar, por fakti që ai nuk ka rënë është tregues që duhet të bëjmë më shumë, kjo është e vetmja mënyrë për ta larguar. Unë jam për një përballje frontale me ta, t’i ndjekim edhe kur shkojnë në Kuvend e Parlament, deputetët duhet të japin përgjigje”, tha ai.
