Me titullin në “xhep” ose jo, ky detaj nuk pritet të jetë përcaktues në lidhje me të ardhmen e Chivu-t në krye të Inter. Mes palëve është në mes një kontratë deri më 30 qershor 2027 që me sa duket do të respektohet, edhe në atë rast nëse në Milano nuk vjen titulli në Serie A. Ky diskutim ishte i njëjtë edhe përpara derbit, kur Inter kishte mundësinë të shkonte në +13, por zbriti +7, pra asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me të ardhmen e teknikut rumun.
Chivu ka fituar besimin e stafit drejtues, ka marrë bekimin e tyre për të ndërtuar ekipin edhe për sezonin e ri ku pritet të këtë një revolucion të fortë. La Gazzatta dello Sport është e bindur në këtë pikë, duke shtuar se Chivu së bashku me pjesën tjetër të stafit kanë filluar që tani të projektojnë të ardhmen.
Një pikë fikse në projektin e ri të klubit është edhe Pio Esposito. Pas Arsenal, drejtuesit e klubit zikaltër kanë refuzuar një tjetër ofertë, këtë herë nga ana e Newcastle duke vërtetuar se “bomberi” i ri “azzurr” është i paprekshëm, të paktën për momentin.
