Garda Revolucionare e Iranit ka njoftuar se sulmet me raketa ndaj porteve, dokeve dhe instalimeve ushtarake në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë të ligjshme, pas sulmit të SHBA-së në ishujt iranianë, raportoi media shtetërore iraniane.
Më herët sot, porti i Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe, jashtë Ngushticës së Hormuzit, pezulloi pjesërisht ngarkimin e naftës pas një sulmi me dron dhe zjarrit që shpërtheu këtë mëngjes, sipas Bloomberg News, duke cituar njerëz të njohur me çështjen.
Ky zhvillim vjen pas bombardimeve të rënda të Ishullit Kharg, pjesës më të rëndësishme të industrisë së naftës së Iranit, pasi eksporton 90% të prodhimit të tij, nga forcat amerikane. Presidenti Trump theksoi se forcat ajrore amerikane goditën dhe “shkatërruan plotësisht” të gjitha objektivat ushtarake në ishull, por nuk shkaktuan dëme në infrastrukturën e naftës.
Des drones iraniens ont frappé des réservoirs de stockage de pétrole au port de Fujairah aux Émirats arabes unis.
Deux grandes colonnes de fumée ont été vues s'élever de la zone. pic.twitter.com/qFV0z1Qzsu
— InfoSudLiban (@InfoSudLiban) March 14, 2026
