Partia Demokratike ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë, ku do të merren vendime me rëndësi për këtë force politike.
Nga Kryesia e PD-së, Sali Berisha sulmoi ashpër Edi Ramën sa i takon çështjes “Balluku” dhe kërcënimet që kryeministri ka bërë sipas tij ndaj SPAK. Berisha tha se SPAK ishte viktimë direkte e Ramës, po ashtu dhe çdo qytetar shqiptar dhe aspirata për integrim në BE.
“Në këtë përplasje viktima absolute ishte pa diskutim institucioni i akuzës, SPAK dhe gjykata për të cilat kryegjykatës dhe krye prokuror do të jetë vetëm Rama, pas votimit në Kuvend. Me votimin e Kuvendit për të mbyllur mundësinë e hetimit pa imunitet të Ballukut, institucioni i akuzës apo tentativat e tij për të funksionuar mbi bazën e ligjit jashtë kontrollit ekzekutiv, marrin një goditje fatale, asgjësuese, fatale, përfundimtare. Pra në vend që Lubi Balluku dhe bashkëpunëtorët e saj, nuk është ajo që ka ngrënë dardha pas shpinës së Ramës, por e kundërta. Me votimin në Kuvend mesazhi është i qartë, ju nuk do të mund të ushtroni kërkesa të ligjshme ndaj asnjë personi të lidhur me Ramës pa aprovimin paraprak prej tij. Për të funksionuar do të merrni aprovimin ndryshe ju presin 83 mandatet e krimit, të gatshëm për të rrëzuar çdo kërkesë. Rama ndërmori këtë veprim për të shpëtuar lëkurën e tij, por viktimë tjetër madhore e këtij akti është çdo qytetar shqiptari cili ka aspiratë integrimin në BE”,tha ai.
Ashtu siç u njoftua, mbledhja ka në fokus të saj diskutime për protestën e datës 22 mars. Kjo proteste vjen pas aktit te socialisteve për të mos lejuar SPAK-un, për të arrestuar deputeten Belinda Balluku.
Ndërsa një tjetër pikë e rendit të ditës, është edhe miratimi i datës se kur do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD-së, ku do të zhvillohen edhe zgjedhjet për kryetar, e gjithashtu edhe për pozicionet e tjera të rëndësishme të partisë.
Po ashtu pika e fundit e rendit të ditës së kryesisë së PD-së, do të jetë edhe ngritja e një grupi pune, i cili do të shërbejë për të miratuar ndryshime statutore.
