Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet për një vjedhje në Itali.
Pas hekurave ra shtetasi me inicialet D. M., banues në Sukth.
“ndaluan shtetasin në kërkim D. T. alias D. M., 44 vjeç, banues në Sukth, pasi në vitin 2020, Gjykata e Durrësit ka njësuar vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane, që i kanë caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” në rrethana rënduese.”, sqaron policia.
