Deputeti Fatmir Mediu, nga një seri takimesh në Departamentin e Shtetit të SHBA dhe Asamblenë Parlamentare të NATO-s, theksoi domosdoshmërinë e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes në 5% dhe forcimin e NATO-s.
Ai paralajmëroi për rrezikun e uljes së pranisë në KFOR, në një kohë kur rritet ndikimi i Rusia dhe Kina në Ballkan.
Reagimi i plotë:
👉🇺🇸🇦🇱Washington DC Departamenti i Shtetit.
Komitetit të Mbrojtjes të Asamblesë parlamentare të NATOs.
🔹Takimi i parë u zhvillua në Departamentin e shtetit, ku Asistent Sekreatri i Shtetit për Europën dhe Azinë z. Brendan Hanrahan, prezantoj qëndrimin e SHBA dhe Presidentit Trump për forcimin e NATOs.
Së pari rritja e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% si një domosdoshmëri jetike për Alenacën dhe sigurinë.
Së dyti krijimi i një mbështetje të fortë të këtyre shpenzimeve nga industria e mbrojtjes, zhvillimi i shpejzë i saj si dhe nevoja që Europa të zhvilloj një industri mbrojtje që të garantojë nivele të larta operacionaliteti dhe ndërveprimii duke hequr dore nga politika proteksioniste që dëmtojnë bashkëpunimin dhe forcimim e Aleancës. Ai ritheksoj fjalën e Sekreatrit të Shtetit Marco Rubio se SHBA duan një Europë të fortë.
🔹Gjatë bashkëbisedimit e pyeta Ndihmës sekreatrin Hanrahann për angazhimin e SHBA në ballkan për bashkëpunimin në shpenzime të përbashkëta të vëndeve të NATOs dhe ato partnere për të rritur bashkëpunimin politik, detrrancën ushtarake dhe investimet Amerikane në Ballkan.
Po ashtu pyeta për shqetësimin e një grupi Kongresmenësh drejtuar Sekreatrit Rubio për reduktimin e prezencls ushtarake në KFOR, ndërkohë që Serbia jo vetëm ka rritur shpenzimet ustarake por ka mbështetje nga Rusia dhe Kina sic ishte dhe rasti i fundit i blerjes së raketave me natyrë tërrësisht ofensive.
🔹Po ashtu Zv/Ndihmës Sekretari i shtetit për kontrollin e tregëtisë së Mbrojtjes z .Michael Vaccarro.
Ai prezantoj gjithë angazhimin e SHBA për shkëmbimet dhe trgëtinë në fushën e mbrojtjes dhe rëndësinë e kuptimit të përbashkët të vendeve të NATOs.
🔹Në diskutimin tim vura theksin e nevojës për njësimin e politikave të kontrollit edhe në Shipëri dhe vendet e Ballkanit jo vetëm me ligjet për kontrollin e investimeve në fushën e mbrojtjes, por edhe implementimin dhe kapactitet vlerësuese për të shmangur penetrimin e shteteve keqëdashëse si Kina dhe Rusia. Tashmë është fakt i njohur se Kina ka rritur prezencën e saj ekonomike dhe në Shqipëri, gjë e cila mund të cënojë rëndë sigurinë kombëtare por dhe sigurinë e partnerëve.
