Kryeministrja i Japonisë, Sanae Takaichi ka deklaruar se vetëm Trump mund të arrijë paqen në të gjithë botën.

Në takimin e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Takaichi, nënvizoi se se zyrtarët japonezë i kanë bërë thirrje të drejtpërdrejta Iranit që të ndalojë sulmet e tij ndaj infrastrukturës energjetike.

Nga ana e tij Presidenti amerikan Donald Trump pasi u pyet lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme, për të cilën u shpreh se beson se do të mbarojë shumë shpejt.

Trump ritheksoi ‘Irani ka marrë goditje të mëdha, dhe se marina e tyre është zhdukur, forcat e tyre ajrore po ashtu edhe lidershipi i tyre është zhdukur”.

Trump vlerësoi Japoninë, duke mos kursyer kritikat ndaj NATO-s, ndërsa ai thotë se beson që Japonia do të “po përgjigjet” në luftë, përpara se të vazhdojë të thotë “ndryshe nga NATO”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb