Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, u shpreh se nuk synon që të fusë PD në procese ligjore siç ka ndodhur në të kaluarën, pasi kjo do t’i shërbente vetëm Ramës.
“Koha e barabartë e garës dhe përgatitja e strukturës së partisë, jemi në kushtet ku ka vetëm një datë dhe një shkelje kushtetute të partisë. Kushtetuta e PD përcakton që kryetari i partisë që nuk e kthen në forcë qeverisëse PD pas zgjedhjeve qeverisëse i humbet mandati dhe nuk ka të drejtë të kandidojë. Ajo që pashë nga zoti Spaho ishte një ironi. Udhëzimi ishte i qartë se kush është kundër linjës , kush ka votuar kundër dhe ajo nuk ka lidhje me mua. Sfidimi i lidershipit bëhet duke thënë ato premtime të pambajtura, dhe pamundësinë për të kandiduar. Kundërshtarin nuk e zgjedh, dhe të gjithë këto elementë që bëhen si reagime zyrtare tregojnë frikën. Përse duhet të ketë frikë nga gara dikush që ka 35 vite në politikë? Unë besoj tek procesi politik, kur ka ndarje të qarta në mendime kur nuk gjenden format e bashkimit, e vetmja mënyrë se si zgjidhet është nëpërmjet votës. Nuk do doja që PD të përfundojë në procese ligjore, sic ka ndodhur më parë, do ishte një shërbim për Ramën. Pra nuk do doja ta fusja PD në një cikël tjetër që të mbetej pa kryetar…Unë po them të bëhet përjashtimi nga rregulli dhe të bëjmë një garë me platforma e ide dhe të shohim se kush mendim dominon. Nuk ka pse përjashtohet asnjë anëtar”, tha ai.
