Situata në Partinë Demokratike vijon të mbetet shqetësuese. Kriza në parti ka sjellë edhe përçarja në partinë më të madhe opozitare.

Ish-deputeti Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Studion24” në Neës24, u shpreh se Berisha nuk pranon të hyjë në garë dhe nëse do ta bëntë një gjë të tillë, theksoje se përballë tij Berisha do të humbiste.

“Berisha sot është kamaleci që mban Ramën në pushtet. Nuk merret me Ramën por me mua. Berisha në këto 36 vite ka jetë politike. Ai listat i bën vetë në PD, Komisionin e bën vetë në PD. Strukturat i bën vetë, financimet  i ka në kontroll dhe nuk bën do garë nuk më mund dot mua duke pasur gjithçka në dorë vetë. Si do ta mundë Ramën ky? Berisha nuk pranon të hyjë në garë, sepse me garë unë e mund Sali Berishën. 1000 %. Sot Berisha ka pakënaqësi deri në urrejtje të demokratëve”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: