Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur për një sërë çështjesh dhe shqetësimesh që sipas tij kanë përfshirë opozitën.

Salianji ka qenë i hapur në qëndrimet e tij duke e thënë drejtpërdrejt se  ‘prapaskenat apo hilet në PD’ i bën vetë lidershipi i partisë.

“Te Edi Rama kemi përdorimin e influencës së institucioneve publike. Në Kryesinë e PD i kam thënë të gjitha, kam pritur atë që kam pritur atë që ka thënë kryetari i partisë që të mos e zhvendosim vëmendjen deri në raportin e OSBE/ODIHR.  Pra duhet të merret përgjegjësia drejtohet partia, bën ekipin dhe nëse humbet dorëzon funksionin…Jo vetëm në PD, apo kryesinë e PD, unë pas mbledhjen e Kryesisë kam folur dhe për mediat. PD në vend që të shkojë për mirë ka shkuar në regres,. PD ka përjashtuar njerëz nga gara. Hilet në PD kush i bën? Lidershipi i partisë, kryetari i partisë nëse doni ju… Pra; Çfarë e shqetëson lidershipin e PD që nëse shqetësimet që nuk ishin vetëm të mia ndërsa një diskutime me njerëzit e partisë, me demokratët dhe askush nuk ka ndryshuar qëndrim. Nuk është çështja më besojnë mua apo jo, këtë e përcakton vota. Por ne jemi në të njëjtin mendim që PD është në një kurs të gabuar”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: