Moti i keq ka goditur Ishujt Kanarie në Spanjë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe ndërprerje të transportit. Stuhia e quajtur Teresa ka sjellë shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe përmbytje, ndërsa në Tenerife bora ka mbuluar malet, duke krijuar një pamje dimërore të jashtëzakonshme.
Bora ka mbuluar malin Teide, ndërsa videot e shpërndara nga turistët tregojnë alpinistë në lartësi mbi 1,800 metra. Parashikimet tregojnë se reshje bore dhe shi priten edhe gjatë ditëve në vijim.
Stuhia ka shkaktuar ndërprerje të transportit ajror, me shtatë fluturime të anuluara ose të devijuara të enjten dhe 36 fluturime të tjera të anuluara një ditë më parë, duke lënë mijëra pasagjerë të bllokuar. Përveç kësaj, janë regjistruar përmbytje, rrëshqitje toke dhe valë që arrijnë deri në gjashtë metra në disa zona.
Agjencia Kombëtare Meteorologjike e Spanjës (AEMET) paralajmëron se disa zona mund të marrin mbi 100 mm shi brenda 12 orësh, një sasi e barabartë me reshjet e një viti. Për të përballuar situatën, Tenerife ka aktivizuar planin e emergjencës, duke mbyllur rrugët, shtigjet e ecjes dhe Parkun Kombëtar Teide.
Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes maksimal, duke kërkuar që banorët dhe turistët të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale. Kushtet e detit janë përkeqësuar, me valë deri në gjashtë metra, ndërsa stuhia pritet të vazhdojë me shi, erëra deri në 90 km/h dhe valë deri në pesë metra.
Ngjarjet e fundit risjellin shqetësime për sigurinë e turistëve, pasi vetëm muajin e kaluar disa vizitorë rrezikuan jetën duke qëndruar mbi shkëmbinj pranë valëve, duke injoruar paralajmërimet dhe gardhet mbrojtëse.
Maspalomas después de 5 minutos de lluvia. San Bartolomé de Tirajana #grancanaria #therese #lluvia #tormenta pic.twitter.com/ralRp91YoQ
— GranCanariaTV (@GranCanariaTv) March 19, 2026
⛈️ La #borrascaTherese ya está dejando #lluvias intensas en #Tenerife, con mayor incidencia en el sur de la isla y previsión de extensión al resto del territorio durante las próximas horas.
⚠️ + de 1.000 efectivos trabajan de forma coordinada para garantizar la #seguridad. pic.twitter.com/NJcW1xp4oz
— Rosa Dávila (@rdavmam) March 19, 2026
Borrasca Therese | En la parte occidental de las islas, el viento y la lluvia han vuelto a intensificarse, un hecho que se hace notar en el norte de Tenerifehttps://t.co/kODGGfWHUA pic.twitter.com/BPK6vTYofV
— Televisión Canaria Noticias (@RTVCCanarias) March 20, 2026
