Trajneri i Real Madrid, Arbeloa doli në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Atleticos.
“Do të përballemi në këtë ndeshje derbi me shumë dëshirë dhe entuziazëm-tha Arbeloa- e dimë që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe domëthënien e 3 pikëve për tifozerinë dhe për pritshmërinë që është krijuar. Është një nga ato ndeshje që japin më shumë emocione kur i jeton si futbollist, trajner dhe tifoz. Duam të shohim një Bernabeu që të na tërheqë sepse luajmë ndaj një skuadre shumë të madhe dhe kemi motivimin maksimal’.
‘Dëmtimi i Courtois? Sa herë që një futbollist zbret në fushën e lojës rrezikon-shtoi Arbeloa-janë shumë të paktë futbollistët që luajnë pa ndjerë dhimbje apo shqetësime. Në pushimin e ndeshjes donte të vazhdonte, por vendosa që ta frenoj edhe për besimin maksimal që kam te Lunin. Është një mundësi e madhe edhe për të. U dëmtua portieri më i mirë në histori, por ne kemi një tjetër superportier që do të tregojë sesa vlen. Nuk kemi fiksuar asnjë afat për rikuperimin e Courtois’.
‘Përsa i përket Mbappe, ju kisha thënë që ditën që do të kthehej do të ishte në 100% të formës-tha trajneri i Los Blancos-ai e tregoi këtë në Manchester. Besim maksimal, garanci dhe entuziazëm për rikthimin e një futbollisti shumë vendimtar si ai. Nesër do të luajë me siguri dhe nuk shoh asnjë problem me faktin që ai do të luajë edhe me kombëtaren. Të kesh Bellingham sërish në skuadër është një lajm i shkëlqyer, ashtu siç është rendimenti i Thiagos. Nuk është problem të zgjedhësh mes futbollistëve të mëdhenj, për më tej ata mund të luajnë së bashku’.
