Në konferencën para Polonisë, trajnerit Sylvinho iu kërkua të bë bënte një krahasim mes Serbisë dhe Polonisë si kundërshtar.
“Serbi-Poloni, mund të bëni një krahasim se kush është skuadra më e mirë? – Të kthehesh te një ekip që kemi luajtur dy herë, brenda dhe jashtë, unë preferoj të flas për Poloninë, që është kundërshtari i radhës. Është diçka e ngjashme mes tyre, që mbrohen mirë dhe shfrytëzojnë hapësirat.
Polonia është përmirësuar shumë si skuadër me trajnerin Urban. Ka bërë shumë mirë në kualifikueset e fundit, mbrohet mirë, është agresive dhe shfrytëzon shumë hapësirat me shpejtësi dhe cilësi. Futbollistët shënojnë, kanë 3-4 lojtarë që mbërrijnë në zonë e finalizojnë, janë fizikisht të fortë, agresivë dhe shfrytëzojnë hapësirat. Kanë diçka të ngjashme me Serbinë, por në përgjithësi janë të ndryshme. Poloninë e ka përmirësuar shumë trajneri Urban”- Tha ai.
