Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi gjatë një vizite në qytetin jugor të Arad, i cili u bombardua nga Irani, se Teherani paraqet një kërcënim për të gjithë botën dhe duhet të ndalet.

“48 orët e fundit treguan qartë rrezikun që paraqet Irani. Ata goditën një zonë të populluar me civilë; fatmirësisht askush nuk u vra, por kjo ishte rastësi, jo qëllim. Qëllimi i tyre është të vrasin civilë,” tha Netanyahu.

Ai shtoi se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bashkëpunojnë për të përballuar kërcënimin, dhe bëri thirrje që udhëheqësit e vendeve të tjera të bashkohen në këtë përpjekje.

“Thirrja e presidentit Trump për t’u përballur me këtë regjim terrorist fanatik nuk është vetëm për sigurinë e Amerikës dhe Izraelit, por për sigurinë e të gjithë botës,” tha kryeministri izraelit, duke theksuar nevojën për veprim të shpejtë nga komuniteti ndërkombëtar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb