Ministri i Energjisë i Iran, Abbas Aliabadi, ka minimizuar shqetësimet për sulme të mundshme ndaj infrastrukturës energjetike të vendit, duke theksuar se sistemi është i përgatitur për çdo skenar.
Në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror Islamic Republic of Iran Broadcasting (IRIB), Aliabadi u shpreh se Irani ka decentralizuar prodhimin e energjisë elektrike, duke ulur ndjeshëm rrezikun nga sulmet e mundshme.
“Njerëzit nuk duhet të shqetësohen fare. Nëse termocentralet goditen, ato do të rindërtohen dhe modernizohen shpejt”, deklaroi ministri. Komentet e tij vijnë në një kohë tensionesh të rritura në rajon dhe shqetësimesh për sigurinë e infrastrukturës kritike, ndërsa autoritetet iraniane përpiqen të sigurojnë publikun për qëndrueshmërinë e sistemit energjetik të vendit.
