Ernest Muçi mbetet temë diskutimi te Trabzonspori, për shkak të formës së shkëlqyer nga ana e tij. Tashmë raportohet se opsioni për blerjen e kartonit të aktivizohet para përfundimit të sezonit, ndërsa sytë e klubit turk janë aktualisht te Kombëtarja e Shqipërisë.

Plani i Trabzonsporit është që Muçi të shitet në verë për një shifër të majme, mes 20 dhe 25 milionë euro. Për të arritur këtë objektiv, Trabzonspori gjykon se do të favorizohet edhe nëse mesfushori me tipare sulmuese merr pjesë në Botëror.

Muçi është pjesë e kuqezinjve, që po përgatisin gjysmëfinalen e “play off” të Botërorit ndaj Polonisë. Dhe padyshim që Trabzoni ka arsye të fortë, që të mbështesë Shqipërinë në këtë rrugëtim.

Po ashtu 25-vjeçari është monituar nga klube angleze gjatë kësaj kohe. Gjasat janë që nëse ruan të njëjtën performancë deri në përfundim të sezonit, merkato e verës do të sjellë lëvizje të bujshme

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb