Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur mbështetjen e tij për kryeministrin Viktor Orban përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Hungari.

Trump postoi për këtë në llogarinë e tij në rrjetin social “Truth Social”.

Trump e quajti Orbán-in një udhëheqës të fortë që arrin rezultate.

“Viktori ka punuar pa u lodhur për të mbrojtur Hungarinë, për të siguruar zhvillimin ekonomik, për të krijuar vende pune, për të zgjeruar tregtinë, për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe për të mbështetur sundimin e ligjit. Marrëdhëniet midis Hungarisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë arritur nivele të reja bashkëpunimi gjatë administratës sime dhe një pjesë e madhe e kësaj është falë Kryeministrit Orbán”, vuri në dukje ai.

“Isha krenar që mbështeta Viktorin kur ai kandidoi për rizgjedhje në vitin 2022 dhe jam i nderuar ta bëj këtë përsëri”, shtoi Trump, duke u bërë thirrje votuesve hungarezë të votojnë për Orbanin.

“Unë jam me të deri në fund”, theksoi Presidenti i SHBA-së.

Zgjedhjet parlamentare në Hungari janë planifikuar për 12 prill. Partia në pushtet Fidesz-Hungareze, Aleanca Qytetare, është në një garë të ngushtë me Partinë Tisza të opozitës, e cila thuhet se mbështetet nga udhëheqja e BE-së.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb