Pas shumë kritikash dhe kohë pritje-je, Shqipëria me në krye trajnerin Sylvinho riktheu në kombëtare Ernest Muçin. Trajneri i njohur, Mirel Josa, në Sport Neës në Neës 24 tha se diçka e tillë duhet të kishte ndodhur më herët, pasi cilësitë e sulmuesit nuk diskutohen.

“Pres që të luajë Muçi, problem është a do luajë në krah të djathtë apo të majtë. Unë them se nuk është hezitim që të luajë Muçi në kombëtare, duhet të kishte luajtur më përpara. Unë pres që në përgjithësi të luhet me pikë referimi në sulm Brojën dhe Muçi në krah të djathtë”- tha Josa gjatë bisedës me Trevisa Tufën, në prag të ndeshjes Poloni-Shqipëri.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: