Gazetari Artan Hoxha foli për dosjen e AKSHI-t. Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Hoxha theksoi se AKSHI ishte dosja që dëshmoi se si funksionon elita politike, biznesi dhe bota e krimit.
Gjithashtu ai theksoi se Ergys Agasi ishte një nga polet më të rëndësishme të pushtetit.
“Gysi ishte i deleguari, bënte lidhje… I deleguari i frontit të rezistencës është edhe një film. AKSHI është dosja që dëshmoi se si funksion elita politike dhe njëkohësisht biznesi dhe bota e krimit. Kush është gjëja që i lidh ato? Paraja dhe pushteti. AKSHI është një sonde e futur në trupin e qeverisjes dhe na tregon se si funksionon. AKSHI është jeta jonë ka të gjitha të dhënat tona, ajo që di çdo problem që kemi. Për shkak të informacionit të AKSHI-t u krijuan patronazhistët e suksesshëm. AKSHI u kap rastësisht… Sepse hetimi fillestar ishte për kontrabandën e cigareve, u bastis një nga bazat e Gysit, ai ishte i sigurt sepse i kishte të gjithë brenda. Ai ka shërbyer si këto dosjet që i vijnë SPAK nga jashtë… Ka të implikuar, prokurorë, gjyqtarë, gazetarë… Ata merrnin me nivele të lartë, me pronarë, moderator. Ishte një nga polet e rëndësishme të pushtetit”, tha gazetari Artan Hoxha.
