Nënkryetari i Partia Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas protestës së fundit, duke akuzuar policinë për dhunë ndaj qytetarëve.

“Ka pasur protestë dhe do të përballemi gjithmonë. Një protestues që mbante flamur iu hoq me forcë dhe më pas u arrestua dhunshëm. Kjo u përdor më pas si propagandë,” u shpreh Boçi, duke shtuar se edhe vetë ka qenë i pranishëm në terren dhe ka përjetuar efektet e ndërhyrjes së policisë. Ai përmendi gjithashtu një incident paralel ku ishte përfshirë Xhelal Mziu, duke theksuar dhe rastin e një protestuesi, që sipas tij kishte flamurin shqiptar, dhe pas arrestimit të dhunshëm të tij, flamuri i kishte rënë përtokë. Boçi tha për News24 se kjo ngjarje u transmetua ndryshe në publik.

Boçi kritikoi ashpër qeverinë e Edi Rama, duke pretenduar se drejtësia në vend nuk funksionon në mënyrë të pavarur, duke iu referuar çështjes ‘Balluku’. “A ka drejtësi sot në Shqipëri? Jo fare. Drejtësia vepron sipas sinkronizimit të pushtetit,” deklaroi ai. Sipas tij, drejtësia nuk ka vepruar siç duhet dhe po shmang përgjegjësit kryesorë. Në fokus të kritikave ishte edhe SPAK, për të cilin Boçi tha se nuk ka reaguar ndaj deklaratave publike të kryeministrit dhe se ka dështuar të trajtojë në mënyrë të pavarur çështjet e rëndësishme.

“Mirë jemi. Entuziast. Ka protestë tjetër, do të përballemi gjithmonë. Ka ndodhur paralelisht me zotin Mziu. Unë isha në krahun tjetër. Unë shkova te një protestues që kishte një flamur dhe atë ia hoqën nga duart. Është ai djali që mbrojti Mziu, por nuk është kapur në video dhe është transformuar. Kisha maskë, shpëtova nga sytë, por pati disa efekte. Ai që mbante flamurin u arrestua me dhunë dhe këta dolën dhe e propaganduan me show. Ata flamuj ishin simbolik. Gjermania dhe Austria kanë qenë kompakte ndaj Shqipërisë, drejtuar Ramës ndaj kërkesave që ato kanë për çështjen Balluku. Rama po mundohet t’i shpëtojë drejtësisë vetë ai, se nuk është halli vetëm i Ballukut. Dhuna e policëve ndaj protestuesve ishte e papranueshme. A ka drejtësi sot në Shqipëri? Jo fare. Drejtësia vepron sipas sinkronizimit të pushtetit. Jo vetëm për Irena Gjokën, por për inceneratorët. Mënyra se si sillet me dosjen Balluku, që në 16 mijë dosje del më shumë Rama. Po pse a nuk duhej arrestuar Balluku?! Korrupsioni është krim baras me vrasjen. Drejtësia bëri sikur bëri të vetën për çështjen Balluku. Në momentin kur Rama formuloi akuzën që duhet ta formulonte SPAK, atëherë kreu i SPAK qenka afër Ramës. SPAK i ka thënë 300 apartamente jo PD. Pse nuk reagoi SPAK pas deklaratës së Ramës. Së shpejti do të organizohet dhe protesta tjetër. Ka organizime të brendshme dhe vijon aksioni politik që lidhet me protesta e PD.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: