Kryetarja e degës 9 të Partisë Demokratike, Eda Grimçi, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste, duke i cilësuar ato si pjesë e një strategjie të mirëorganizuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Grimçit, në Partinë Socialiste ka mbizotëruar një “heshtje varri”, ndërsa së fundmi, sipas saj, kanë nisur lëvizje të brendshme që duken si të orkestruara. Ajo thekson se përplasjet e përfolura mes Elisa Spiropali dhe Taulant Balla janë pjesë e një loje politike.

“Ky është një skenar i Edi Ramës. Ai e përdor Spiropalin për lojërat e tij politike. Zonja Spiropali është njeriu më i besuar i tij dhe sa herë gjendet në vështirësi, ai nuk heziton ta përdorë,” u shpreh Grimçi për News24.

Duke u ndalur te ndryshimet në qeveri dhe në strukturat e PS-së, Grimçi u shpreh se pas Belinda Ballukut, që po përballet me drejtësinë, tha se mund të pasohet nga figura të tjera. “Pas zonjës Balluku, besoj se do të vijnë edhe shumë të tjerë. Në Partinë Socialiste bëhet çfarë do Rama. Emrat dhe ndryshimet që janë bërë nuk sjellin asnjë risi. Askush nuk zëvendëson askënd, por thjesht zbatojnë detyra,” deklaroi ajo.

Në përfundim, Grimçi akuzoi mazhorancën se po ndjek një strategji të koordinuar për qëllime elektorale. Sipas saj, strukturat e PS-së janë të përfshira në “blerje votash” dhe në aktivitete që synojnë përfitime financiare.

“Në PS ka qenë heshtje varri, por sikur kanë nisur të çojnë ça SMS. Kjo mendoj se është lojë e Edi Ramës. Ai e përdor Spiropalin për lojëra të tij. Mendoj se zonja Spiropali, është njeriu më i besuar i Edi Ramës. Ai sa herë e ka punën pisk, nuk e ka problem të përdorë Spiropalin. E vetmja gjë që po ndodh është se boll u bë e vjetër u bë. Pas zonjës Balluku, besoj se shumë të tjerë do të vijnë pas saj mendoj. Në PS bëhet çfarë do Rama. Emrat, ndryshimet që erdhën nuk ka asnjë risi. Askush nuk zëvendëson askënd. Bëjnë detyrën. Të koordinojnë këtë taktikë për të blerë vota dhe të për të bërë para.”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: