Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas votimit të sotëm në Parlamentin Evropian, i cili miratoi shtrëngimin e politikave të imigracionit në Bashkimi Evropian.

Në një postim në rrjetet sociale, Meloni e cilësoi vendimin si një hap të rëndësishëm përpara, duke theksuar se Evropa më në fund po ndjek një drejtim që Italia e ka mbështetur prej kohësh.

“Parlamenti Evropian u ka dhënë dritën jeshile rregullave të reja për kthimet: Evropa më në fund po lëviz në drejtimin e duhur, në një rrugë që Italia e ka mbështetur fuqimisht. Qendrat e kthimit rrisin shanset për të gjetur një vend kthimi për migrantët e parregullt, duke përfshirë jo vetëm vendet e origjinës, por edhe vendet e treta,” u shpreh ajo.

Sipas kryeministres italiane, këto masa përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt rritjes së efektivitetit të kthimeve, forcimit të kontrollit kufitar dhe ndërtimit të një politike më të besueshme migracioni për BE-në.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb