Reshje dëbore me intensitet janë regjistruar në zonën e Llogara, ku temperaturat kanë zbritur në 0–1 gradë Celsius, duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, ndërsa rekomandojnë përdorimin e tunelit si alternativë më e sigurt për kalimin në këtë segment.

Për ata që zgjedhin të udhëtojnë përmes aksit të Llogarasë, bëhet e detyrueshme pajisja e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë, për të shmangur rrezikun e aksidenteve apo bllokimeve në rrugë. Operatori i News24, Marjsus Seiti ka sigurar pamjet për BalkanWeb.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb