Gazetar Ferdinand Dervishi, i ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, foli në lidhje me garën për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit.

Ai u shpreh se problem te sistemi i përzgjedhjes ëhstë që krijohet një komision që vendos mbi opinion jo mbi karrierë, ndërsa ka shtuar se edhe sistemi i vlerësimit e pikë duhet përmbysur.

“Zgjedhja e një drejtori të ri nuk ka lidhje me realitetin shqiptar dhe personalitetin e drejtorit, ka lidhje me personalitetin e kryeministrit. Nuk ka një drejtor që do të zgjidhet si i miri i zoti i godituri dhe do të ndryshojë situatën. Është fryma dhe mbështetja që do t’i jepet nga politika dhe strukturat e shtetit. Kjo ka munguar. Për krahasim, Mond Koseni i rrihte dhe i varte për dore te portokallet. Drejtori më i suksesshëm ishte Bajram Ibraj. Problem te sistemi i përzgjedhjes. E kanë bërë stil të krijojnë një komision që vendos mbi opinion jo mbi karrierë”, tha ai.

Dervishi nuk ka preferuar të flasë me emra, por tha se “Fitues mund të jetë një drejtor që ka qenë drejtues në një drejtori të rëndësishëm më parë. Ka emër të mirë por është pazgjidhshmërisht i lidhur me politikën”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb