Policia serbe arrestoi katër shtetas të Republikës së Shqipërisë, pasi kishin shpalosur bluza me motive kombëtare, në territorin e Serbisë.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shkruar katër shqiptarët do të lirohen shumë shpejt dhe do të hetohen në gjendje të lirë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka njoftuar se ky është vendimi që ka marrë Gjykata që po shqyrtonte çështjen e tyre.
“Katër djemtë shqiptarë të ndaluar në Serbi do të lirohen menjëherë dhe hetohen më pas në gjendje të lirë. Ky është vendimi i Gjykatës”, ka shkruar Balla në faqen e tij në Facebook.
