Në kulmin e debatit në lidhje me rolin e tij në ekipin përfaqësues, Ernest Muçi largohet nga Valencia, aty ku Shqipëria po zhvillon grumbullimin në vigjilje të miqësores kundër Ukrainës më 31 mars. Zyrtarisht, duke iu referuar edhe deklaratës për media, e bërë publike nga FSHF:

“Muçi ka pasur një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë. Rezonanca magnetike evidentoi një edemë në nivelin e muskulit, që kërkon disa ditë pushim për shërim të plotë e si pasojë ai nuk mund të rikuperohet në kohë plotësisht për ndeshjen ndaj Ukrainës. Pas konsultimit me stafin mjekësor, trajneri Silvinjo vendosi ta lërë të lirë Muçin, i cili udhëtoi drejt Turqisë për të vijuar rikuperimin”, lexohet ndër të tjera në reagimin e FSHF-së.

Muuu
Muuu

Largimi i yllit kuqezi në këto momente, në këtë formë, ndez akoma më shumë diskutimin, shton zërat që flasin për një krisje, për një pakënaqësi për mënyrën se si është vepruar me të, jo vetëm në sfidën ndaj Polonisë.

Muu
Ndërkohë në Turqi, dëmtimi i Muçit bëri xhiron në media, kjo pasi për Trabzonspor është thjesht ylli i ekipit, lojtari më në formë. Gjithashtu, po mediat, bëjnë me dije se gjendja e sulmuesit kuqezi do të monitorohet në vijim, pasi prezenca e tij në sfidën ndaj Galatasary në fundjavë është jetike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb