Analisti Lavdrim Lita gjatë një intervistës në emisionin “Studio24” në News24 foli për situatën politike në Partinë Socialiste dhe debatet e fundit që duket se kanë përfshirë këtë parti.
Lita theksoi se duke qenë se të gjithë kanë pasur interesat e tyre, nuk kanë pasur ndonjëherë në fokusin e tyre parimet apo demokracinë e brendshme.
Ai gjithashtu zbuloi se në vendin tonë ekzistojnë pesë aparatura përgjimi. Gjithashtu theksoi se 2 aparatura përgjimi janë private.
“Në vendin tonë ekzistojnë 5 aparatura përgjimi. Një e ka SPAK një e ka SHISH dhe një e ka shërbimi i Ushtrisë dhe dy janë private. Në Tiranë në gjithë Shqipërinë janë dy aparatura private që përgjojnë. Qarkullojnë me një makinë. Njëra të paktën qarkullon me një makinë, por dy janë private. Unë di pesë mund të jenë edhe më shumë. Por dy janë pritave dhe përdoren, nuk po them gjëra të panjohura këto janë të njohura për autoritetet”, tha ai.
Sa i përket çështjes së ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, ai tha se në ministri ka vënë të gjitha matrioshkat e saj.
“Zonja Balluku ka vënë matrioshkat e saj në ministri. Të tjerët kanë interesa të tjera dhe nuk kanë ngritur çështje për parime dhe demokraci të brendshme. Asnjëherë nuk kanë ngritur këtë çështje. As nga zoti Braçe nuk është ngritur, ai ishte zv.kryeministër”, tha ai.
