Kreu i PD Sali Berisha ishte sot në Shkodër ku po kryen homazhe për 2 prillin 1991, ku 4 qytetarë ku vranë.

Ai i është drejtuar me pyetje edhe kreut të qeverisë Edi Rama, i cili në një takim me të rinjtë sot u shpreh se korrupsioni në Shqipëri perceptohet më i madh se ccfarë është në të vërtetë.

Berisha i numëroi Ramës skandalet e qeverisë ndërsa shtoi se u bllokua drejtësia por jo demokratët që do të vijojnë kryengritjen paqësore deri në rrëzimin e qeverisë.

“Sot, në një akt cinik, kishte zgjedhur 2 prillin për të takuar studentë.
Çfarë u tha?
Studentëve Edi Rama u tha se Shqipëria nuk ka korrupsion dhe se korrupsioni është perceptim.
Unë, këtu nga Shkodra, dua t’i shtroj atij këto pyetje.
Sarajet e Surrelit o kryehajdut, me themele 720 metra të gjata, me materiale nga më të kushtueshmet që ekzistojnë, janë përceptim apo vjedhje?
Raporti i OSBE që të akuzoi se ke depozituar në vitin 2014, 200 milionë euro në bankat offshore, është perceptim apo vjedhje?
Është perceptim apo vjedhje djegësi i Tiranës me të cilin janë zhdukur 130 milionë euro dhe nuk ekziston tullë as nishan?
Është perceptim apo vjedhje 500 tendera sekretë në kundërshtim me ligjin për baxhanakun tënd nga AKSHI?
Është perceptim apo vjedhje emri i bashkëshortes tënde me qindra herë në dosjen e AKSHI-t si hajdute dhe që mbulohet nga Mirlinda tjetër?
Publikoje dosjen para shqiptarëve.
Është perceptim apo vjedhje zhdukja me një të rëndë të lapsit të 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë me firmën tënde dhe të Belinda Ballukut?
Është perceptim apo vjedhje mbyllja e portit të Durrësit për të ndërtuar Dubain e 1001 netëve, duke u grabitur shqiptarëve pasurinë publike më të madhe që kanë rreth 4 miliardë euro?
Është perceptim apo vjedhje Benet Beci, i cili në krahasim me ty është një hajduc me dokumente?
Qytetarët e Shkodrës kanë pasur kushedi sa kryetarë bashkie. Nuk po flas për ta. Por nuk kanë pasur asnjë të regjistruar me dokumente, me dosje, siç kanë Becin tënd.
Është perceptim apo vjedhje Tigrat, për të cilët shqiptarët kanë paguar 90 milionë euro gjer sot pa pasur asnjë kilovat energji elektrike?
Janë perceptime apo vjedhje rrugët e shembura njëra pas tjetrës si kurrë ndonjëherë?
Nuk janë perceptime, ndaj dhe ti po bën ligje për të shpallur vjedhjen e qeveritare legjitime.
”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb