Deputetja e PD-së Jorida Tabaku zhvilloi një interpelancë në Kuvend me kryeministrin Edi Rama, i cili e delegoi procedurën te ministrja Delina Ibrahimaj.
Në fjalën e saj, Tabaku ngriti një sërë pyetjesh mbi funksionimin dhe transparencën e korporatës shtetërore, duke kërkuar informacion të detajuar mbi inventarin e pronave dhe mënyrën e bashkëpunimit me privatët.
“Cili është inventari i këtyre pronave që ka kjo korporatë? Mbi çfarë parimesh bëhen marrëveshjet me privatët? Si përzgjidhen dhe si garantohet që korporata nuk është e lidhur me krimin, siç ka ndodhur me PPP-të?” u shpreh ajo.
Deputetja ngriti shqetësime edhe për projekte konkrete, duke përmendur Pallati i Kongreseve dhe shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, për të cilat, sipas saj, ka plane për ndërtime kullash.
“Mbi çfarë parimi është vendosur që Pallati i Kongreseve t’i kalojë korporatës, që mund të çojë në shembjen e tij dhe ndërtimin e kullave? E njëjta gjë edhe për shtëpinë e fëmijës ‘Zyber Hallulli’,” tha Tabaku.
Ajo akuzoi qeverinë për mungesë totale transparence, duke theksuar se nuk publikohen bilancet dhe raportet vjetore për projektet e mëdha.
“Cili është inventari i këtyre pronave që ka kjo korporatë. Mbi çfarë parimesh bëhen ujditë me privatët. Si përzgjidhen, si garantohet që korporata nuk është e lidhur me krimin, siç ka ndodhur me PPP. Mbi çfarë parimi është vendosur që Pallati i Kongreseve t’i kalojë Korporatë, që do të shembë Pallatin e Kongreseve dhe do të ndërtohen kulla, apo dhe shtëpia e fëmijës ‘Zyber Hallulli’, ku do të ndërtohen kulla. Ndaj Rama duhet të vinte të jepte llogari. Asnjë transparencë. Edhe për një stilolaps kërkohet transparencë, po për projektet e mëdha? Pse nuk botohen bilancet, raportet vjetore?”, tha ajo.
